E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›“S’po shtrin dorën e bashkëpunimit, po bën hile!”- Salianji kritika Berishës: Nuk gjen kandidatë në 90% të bashkive

“S’po shtrin dorën e bashkëpunimit, po bën hile!”- Salianji kritika Berishës: Nuk gjen kandidatë në 90% të bashkive

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha, duke pretenduar se në 90% të bashkive nuk ka persona të gatshëm të kandidojnë nën drejtimin e tij në zgjedhjet e 9 majit.

Në një intervistë për News24, Salianji u shpreh se shumë demokratë po qëndrojnë larg angazhimit politik për shkak të pakënaqësive me drejtimin e partisë.

Sipas tij, Berisha nuk po kërkon një bashkëpunim të sinqertë me faktorët opozitarë, por po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për rezultatet zgjedhore.

“Nuk po shtrin dorën e bashkëpunimit. Po bën hile, duke qenë se nuk ka kandidat dhe nuk do të marrë kosto”, deklaroi Salianji, duke shtuar se kreu i PD-së synon të mbështesë kandidatë nga protesta, të paraqitur si të pavarur.

Ish-deputeti theksoi se kandidati për Bashkinë e Tiranës duhet të ketë mbështetjen e protestuesve dhe të përfaqësojë grupimet e ndryshme opozitare. Ai deklaroi se do të mbështesë kandidatin e përbashkët të opozitës, por kërkoi që Berisha të bëjë hapa pas.

Salianji e cilësoi drejtimin aktual të PD-së si një pengesë për opozitën, duke e krahasuar Berishën me një barrë prej 300 kilogramësh që demokratët duhet ta tërheqin gjatë garës elektorale.

Lini një koment