E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhen zonat malore

Reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhen zonat malore

Reshjet e para të dëborës kanë nisur në juglindje të vendit, duke prekur disa zona malore të qarkut të Korçës.

Sipas informacioneve, reshje të lehta dëbore janë regjistruar në zonën e Qafës së Martës, në Mashkullorë të Panaritit, si dhe në lartësitë e Ersekës.

Ndërkohë, sinoptikanët kanë parashikuar ulje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditëve në vijim, të cilat pritet të zbresin deri në -4 gradë Celsius.

Reshjet e dëborës pritet të shtrihen edhe në zona të tjera turistike malore, si Voskopoja dhe Dardha.

Lini një koment