Nga protesta në lëvizje politike, hapat që duhet të ndjekin për t’u regjistruar në zgjedhje dhe çfarë thotë Kodi!
Në një kohë kur protesta qytetarëve është në muajin e 5-të të tubimeve të përditshme, në dritë kanë nisur të dalin dhe forca të reja politike.
Shenjat e para dolën nga auditoret ku u deklarua “Lëvizja Studentore Kombëtare”, por e pa konkretizuar me status në gjykatë.
Teksa studentët pohojnë se ende prej tyre nuk do kenë parti, në një prej sallave në një hotel në Tiranë u njoftua krijimi i një tjetër nisme.
“Aleanca e Diasporës për Shqipërinë”, kishtje pjesë të saj figura të panjohura dhe të tjerë që janë shfaqur pas çdo partie të re.
Por për t’u regjistruar një parti nuk nevojitet vetëm mbledhja në një sallë hoteli apo një deklaratë. Në bazë të ligjeve në fuqi që një parti politike të njihet si e tillë, duhet të depozitojë në Gjykatën e Tiranës jo më pas se 3 mijë nënshkrime, raporton A2.
Ligji për partitë politike – “Kërkesa për regjistrimin e një partie politike depozitohet në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe duhet të përmbajë, për çdo anëtar themelues: emrin dhe mbiemrin; numrin personal dhe vendbanimin. Në vendimin e regjistrimit të partisë politike, gjykata tregon edhe numrin e anëtarëve themelues”.
Por nuk përfundon me kaq. Për të qenë pjesë në fletëvotim duhet të regjistrohen të paktën 75 ditë para datës së zgjedhjeve dhe të sigurojë edhe disa mijëra nënshkrime të tjera.
Kodi Zgjedhor – “Kandidatët për organet e njësisë së qeverisjes vendore, të paraqitur nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend ose në organet e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, duhet të mbështeten nga jo më pak se 1 për qind e zgjedhësve të asaj njësie, por, në çdo rast, jo më shumë se 3 000 dhe jo më pak se 50 zgjedhës”.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, përjashtohen nga paraqitja e nënshkrimeve koalicionet, ku partitë pjesëtare të zotërojnë bashkërisht në Kuvend ose Këshill Bashkia një numër mandatesh jo më të vogël se numri i forcave që janë pjesë e tij.