E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Merz: Evropa gati për negociata me Rusinë, por të ndalohen provokimet ruse

Merz: Evropa gati për negociata me Rusinë, por të ndalohen provokimet ruse

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Evropa është e gatshme të ulet në tryezën e negociatave me Rusinë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Berlin, Merz bëri të ditur se bisedimet në nivel këshilltarësh të sigurisë kombëtare, me pjesëmarrjen e Ukrainës, Rusisë, Evropës dhe SHBA-së, mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi në javët e ardhshme.

“Sigurisht, Evropa është e gatshme të negociojë me Rusinë”, deklaroi Merz, duke shprehur shpresën që edhe Moska të pranojë të marrë pjesë në negociatat e dakordësuara me Shtetet e Bashkuara.

Kancelari gjerman kërkoi gjithashtu ndalimin e provokimeve ruse në hapësirën ajrore evropiane, duke theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë dhe arritjes së një zgjidhjeje diplomatike për luftën në Ukrainë.

Lini një koment