E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Trump: Kina mund të blejë edhe 250 avionë të tjerë Boeing

Trump: Kina mund të blejë edhe 250 avionë të tjerë Boeing

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Kina mund të blejë edhe 250 avionë të tjerë nga kompania amerikane Boeing, duke hapur rrugën për zgjerimin e një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare mes dy vendeve.

Në një intervistë për CNBC të hënën, Trump tha se kishte siguruar fillimisht shitjen e 250 avionëve Boeing për Kinën, ndërsa shtoi se pala kineze mund të porosisë edhe 250 të tjerë.

“Meqë ra fjala, unë i shita Kinës 250 Boeing dhe mendoj se ata do të prodhojnë edhe 250 të tjerë”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklarata e tij vjen pas njoftimit të bërë në muajin maj, kur Trump bëri të ditur se Kina kishte rënë dakord të blinte 200 avionë Boeing, si dhe motorë të prodhuar nga kompania amerikane General Electric.

Lini një koment