Polici harron armën zyrtare në një pikë karburanti në Bërnjak, një qytetar ia merr
Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka harruar armën e tij zyrtare në një pikë karburanti në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovecit, dhe armën e ka marrë një qytetar, siç njofton KosovaPress, duke iu referuar raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Ngjarja është raportuar më 23 nëntor, rreth orës 13:30. Rasti u zbulua pasi polici u kthye në vendngjarje dhe vërejti se arma e tij mungonte.
Policia e identifikoi dhe e gjeti armën përmes kamerave të sigurisë; arma iu kthye zyrtarit policor.
Rasti po hetohet si “Vjedhje”, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës ka iniciuar rast për “Mos raportim apo raportim i rremë” ndaj zyrtarit policor.