E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›Moviola e Partizani-Vllaznia, nga goli i anuluar te penalltia dhe kartoni i kuq, teknologjia zëvendëson gjyqtarin

Moviola e Partizani-Vllaznia, nga goli i anuluar te penalltia dhe kartoni i kuq, teknologjia zëvendëson gjyqtarin

VAR-i ishte protagonist në fitoren 1-0 të Vllaznisë ndaj Partizanit në “Air Albania”. Në një sfidë me disa episode të rëndësishme, teknologjia ndërhyri në dy momente vendimtare: anulimin e golit të Sidibesë për Partizanin dhe akordimin e penalltisë për shkodranët. Ndërkohë, një tjetër vendim i rëndësishëm erdhi në minutën e 74-t, kur Alla ndryshoi kartonin e verdhë në të kuq për Obinën pas rishikimit të pamjeve.

Minuta e 37–të: Përplasje Sidibe–Jukaj dhe pozicion jashtë loje. Sidibe del përballë Jukajt dhe pas përplasjes me portierin rrëzohet. Aksioni ndërpritet për pozicion jashtë loje. Për moviolë, pozicioni i Sidibes në momentin e pasimit dhe më pas kontakti me Jukajn. Vendimi ishte i drejtë. Kishte penallti, por më parë pozicion jashtë loje.

Minuta e 44–t: Goli i anuluar i Partizanit. Pas një goditjeje dënimi, topi shkon te Sidibe, i cili shënon. Vllaznia pretendon për prekje me dorë. VAR ndërhyn dhe goli anulohet. Ishte vendim i drejtë i gjyqtarit dhe VAR-it. Sidibe shtyn topin me dorë. Gjyqtarin e shpëton teknologjia.

Minuta e 54–t: Penalltia për Vllazninë. Pas goditjes së këndit, Gurishta tenton të harkojë dhe Ismaili prek topin me dorë. Alla akordon penallti. Pozicioni i dorës së Ismailit ishte jo natyral, kontakti me dorë nuk e justifikon 100 përqind penalltinë, ndërsa ka dyshime për një prekje të topit me dorë nga Gurishta. Në përmbledhje, penalltia për Vllazninë është e drejtë.

Minuta e 74–t: Kartoni i kuq për Obinën. Obina ndërhyn ndaj Hjumën. Fillimisht ndëshkohet me të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR dhe rishikimit në monitor, Alla e përjashton me karton të kuq. Vendim i drejtë, por gjyqtari shpëtohet nga teknologjia.

Lini një koment