E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohen 4 të mitur — rasti cilësohet vrasje në tentativë

Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohen 4 të mitur — rasti cilësohet vrasje në tentativë

Një person është therur me thikë gjatë një përleshjeje fizike mes disa të miturve në Lipjan, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, siç njofton KosovaPress. Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 23 nëntor, rreth orës 10:30.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka arrestuar 4 të mitur të dyshuar, të cilët, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Lini një koment