E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Çështja “Musiala”/ Menaxherët e lojtarit takohen më drejtuesit e klubit, prapaskenat e takimit

Çështja “Musiala”/ Menaxherët e lojtarit takohen më drejtuesit e klubit, prapaskenat e takimit

Paraditen e sotme në zyrat kryesore të FC Bayern janë parë dy figurat kryesore të agjensisë “11ËINS”, e cila bashkëpunon me Jamal Musiala-n.

Sipas medieve gjermane Berater Christian Schmid dhe Tobias Altschäffl kanë hyrë paraditen e sotme në zyrat e klubit bavarez ku pritet që të diskutojnë mbi të ardhmen e klientit të tyre.

Në ditët e fundit deklaratat e Uli Hoeneß dhe Karl-Heinz Rummenigge janë konsideruar si shumë agresive, por qëllimi i dy figurave të klubit ka qenë gjithmonë bisedimet me përfaqëusesit e lojtarit.

Sipas disa burimeve mësohet se dy legjendat e Bayern-it mendojnë se menaxherët e lojtarit kanë qenë në dijeni të problemeve të tij fizike përpara se të uleshin për të diskutuar për rinovimin e kontratës falë së cilës 23-vjeçari është kthyer në më të paguarin në klub.

Drejtuesit e Bayern-it dyshojnë se disa kritere të kërkuara prej tyre në kontratën e re tregojnë qartë se menaxherët e dinin për problemet që po kalonte klienti i tyre.

Bayern është në pozitë të vështirë pasi kodi i punës në Gjermani i lejon punëtorit që të mbajë të fshehur diagnozën e sëmundjes karshi punëdhënësit. Bayern në disa raste i ka ofruar lojtarit neurologët e vet, por kjo ofertë i është refuzuar gjithmonë prej lojtarit. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment