Partizani ndan pamjet e shumëpritura, zbulohen detaje të reja
Partizani ka shpërndarë pamjet e shumëpritura. Ka vazhduar puna në stadium për shtrimin e barit hibrid. Më konkretisht është një prej fazave. Më pas do të hidhet bari natyral.
“Panorama Sport” mëson se 90% do të jetë me bar natyral dhe 10% me bar sintetik. Stadiumi “Arena e Demave” do të përmbushë kështu kriterin e fushës për të pritur ndeshje në Europianin e 21-vjeçarëve.
Modeli i fushës në stadiumin e Partizanit është si ai në “Air Albania”. Kujtojmë se deri tani në këtë sezon, të kuqtë kanë pritur ndeshje në Tiranë, Vorë dhe Rrogozhinë.