E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Gallata-Aston Vila në rrezik për shkak të një.. luani!

Gallata-Aston Vila në rrezik për shkak të një.. luani!

Një luan është pikasur rreth dhjetë milje larg stadiumit ku Aston Villa pritet të përballet me Galatasaray-n në Ligën e Kampionëve.

Një zhvillim i pazakontë ky për një vigjlje të një dueli të vlefshëm për Champions League. Forcat turke të sigurisë dhe personeli i specializuar për kafshët e egra janë angazhuar të hënën në kërkim e kafshës, e cila besohet se po lëviz e lirë në një zonë pyjore në veri të Stambollit.

Rreth 70 persona, përfshirë policinë dhe ekipe të tjera të emergjencës janë duke kërkuar, ndërsa në ndihmë u kanë ardhur edhe forca shtesë, të cilat po patrullojnë zonën me shtatë dronë.

Kafsha u pa për herë të parë në distriktin Sariyer të Stambollit, ku ndodhet edhe stadiumi “RAMS Park” i Galatasaray-t.

Sipas gazetave turke personeli i një stacion policor në zonën Zekeriyakoy, në veri të anës evropiane të Stambollit, raportoi se kishte parë “një kafshë që i ngjante një luani” në kamerat e vëzhgimit, rreth orës 21:00 me orën lokale të së dielës. A.V.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment