E martë, 24 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Buxheti 2027, Partia e Lirisë kërkon rritje me 35% të pagave për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve

Buxheti 2027, Partia e Lirisë kërkon rritje me 35% të pagave për zjarrfikësit dhe Policinë e Burgjeve

Në kuadër të diskutimeve për buxhetin e vitit 2027, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, njoftoi në një deklaratë për mediat amendamentet e depozituara në Kuvend, siç njofton Shqiptarja.com, me të cilat kërkohet rritje me 35% e pagave për punonjësit e shërbimeve të emergjencave civile, zjarrfikësit dhe punonjësit e Policisë së Burgjeve.

Sipas Blushit, kjo kategori është lënë në harresë nga qeveria, përballet çdo ditë me rrezik, lodhje dhe mungesë mbështetjeje institucionale, ndërsa pagat e tyre mbeten ndër më të ulëtat në administratën publike.

Rritja duhet të shoqërohet me pagesë të plotë të orëve shtesë, shpërblime për rrezikshmërinë dhe dieta udhëtimi e shërbimi, të cilat sipas tij aktualisht nuk trajtohen siç duhet.

Blushi i cilësoi zjarrfikësit dhe punonjësit e Policisë së Burgjeve si “heronjtë e heshtur të sigurisë publike”, duke theksuar se ata rrezikojnë jetën çdo ditë, por janë “të braktisur institucionalisht”, dhe se shteti duhet t’u japë dinjitetin dhe trajtimin financiar që meritojnë.

Në mbyllje, Blushi i bëri thirrje mazhorancës të mbështesë amendamentet e Partisë së Lirisë dhe ta trajtojë çështjen si çështje dinjiteti dhe sigurie publike, jo si betejë politike.

Lini një koment