E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Abissnet Superiore›“Nëndetësja” kërkon reagim, nisin përgatitjet e derbit kryeqytetas

“Nëndetësja” kërkon reagim, nisin përgatitjet e derbit kryeqytetas

Dinamo ka vijuar përgatitjet në një atmosferë të qetë, pavarësisht momentit të vështirë që po kalon në kampionat. Pas rezultateve negative të javëve të fundit, në kampin blu nuk ka pasur mbledhje të posaçme me skuadrën dhe as masa të veçanta, por vetëm stërvitje dhe përgatitje për ndeshjen e radhës.

Stafi teknik ka zgjedhur të vijojë punën në mënyrë normale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse futbollistët do të arrijnë të reagojnë në fushën e lojës dhe të kuptojnë peshën e situatës aktuale. Sa i përket gjendjes së grupit, Qefalija po stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës, por situata e tij nuk paraqitet shqetësuese dhe nuk rrezikon aktivizimin.

Ndërkohë, një mungesë e mundshme për këtë javë është ajo e Alhassanit, i cili ka probleme dëmtimi dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e radhës. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe është e gatshme të vijojë përgatitjet normalisht. Dinamo kërkon të lërë pas serinë negative dhe të gjejë reagimin e shumëpritur.

Për momentin, në kampin blu mbizotëron qetësia, ndërsa përgjigjja që pritet nga skuadra duhet të vijë në fushën e lojës. Presidenti Bardhi për herë të parë reagoi ashpër pas ndeshjes ndaj Elbasanit dhe më shumë se për rezultatin, ai kritikoi skuadrën dhe stafin për lojën e zhvilluar duke paralajmëruar edhe masa në vazhdim.

Lini një koment