“Nuk isha në mbledhje”- Përjashtimi nga grupi i PS, Spiropali: As Koçi Xoxe dhe Kadri Hazbiu nuk i bënin këto!
Elisa Spiropali i cilësoi nul vendimet për përjashtimin e saj nga forumet e PS-së dhe grupi parlamentar socialist, duke thënë se as në Asamblenë Kombëtare dhe as në mbledhjen e grupit nuk pati votim.
Në konferencën për shtyp, ajo tha se mbledhja e grupit nuk kishte rend dite dhe se vendimi u mor pa e dëgjuar. “As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu s’i bënin këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej”, tha Spiropali.
“As isha në atë mbledhje grupi, as kishte rend dite. Aty au bë votim, u bë legjitim i një vendimi jo legjitim i një vendimi të asamblesë kombëtare që s’kishte votim. Kaq e madhe qenka frika nga fjalët e një gruaje, lërë me veprimi. Gratë nuk janë fasadë për t’i vendosur aty kur ka fushatë dhe të duken bukur, gratë kanë dhe qëndrime. Kur nuk përputhen me qëndrimin e udhëheqjes. Unë diskutimet i bëra aty, s’ka rëndësi a jam unë flamingo e parë. Unë nuk jam, do ta kisha për nder. Por flamengot janë një shprehje e kërkesës shoqërore për tu ngritur në një nivel tjetër, demokratizim.
As Koçi Xoxe e Kadri Hazbiu si bënte këto nëpër mbledhje të mbyllura, pa u dëgjuar ai që po akuzohej. Ça është kjo që partitë duhet të jenë grusht i bashkuar për unitetin. Kam mbajtur debatin me Berishën në Kuvend, se ai përfaqëson këtë model brenda partisë së tij dhe opozitës në këndvështrimin tim. Por s’mund të këtë vendimmarrje të tilla, që më shumë se legjitimitet ato shprehen arbitraritetin ekstrem të vendimmarrjes së pak njerëzve”, tha Spiropali.