Çështja “Musiala”/ Bayern me komunikatë zyrtare: Simptomat e para në prill 2025
FC Bayern konfirmoi një takim me drejtuesit e Jamal Musiala të mërkurën në mëngjes ndërkohë gjithashtu bëri me dije se ekzaminimin e parë pas simptomave të sëmundjen që e mundon prej muajsh lojtari e ka bërë në prill të 2025-ës.
Të martën, FC Bayern Munich zhvilloi një “diskutim konstruktiv” me drejtuesit e Jamal Musiala. Rekordmenët e Gjermanisë njoftuan zyrtarisht këtë të mërkurën në mëngjes takimin me menaxherët e lojtarit. “Shëndeti i lojtarit është parësor për të dyja palët. Jamal Musiala do të marrë mbështetjen tonë të plotë në rrugën e tij drejt rikuperimit”, shkroi klubi nga Mynihu në një deklaratë.
Në këtë njoftim klubi njoftoi se: “Meqenëse ka pasur shumë thashetheme ditët e fundit, FC Bayern dhe agjencia që përfaqëson Jamalin, 11ËINS, dëshirojnë të sqarojnë: Jamal Musiala u ekzaminua për herë të parë më 22 prill 2025, për shkak të simptomave të shfaqura. Kjo u bë në konsultim me FC Bayern dhe departamentin e tij mjekësor menjëherë pas shfaqjes së parë të humbjes së ekuilibrit për shkak të një sëmundjeje neurologjike”.
Musiala nënshkroi kontratën e tij fitimprurëse me FC Bayern në mesin e shkurtit 2025, më shumë se dy muaj para ekzaminimit të tij të parë për simptoma të ngjashme me mungesën e ekuilibrit. Detajet e kontratës, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2030, u bënë publike në fillim të javës.
FC Bayern dhe drejtuesit e Musiala kanë rënë dakord të vazhdojnë diskutimet e tyre “në një frymë partneriteti dhe konfidencialiteti”, sipas një deklarate të shkurtër të lëshuar nga klubi i Mynihut të mërkurën në mëngjes. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.