E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Identifikohen dy shqiptarët që tentuan të vidhnin rezidencën e princit William në Britani (EMRAT)

Identifikohen dy shqiptarët që tentuan të vidhnin rezidencën e princit William në Britani (EMRAT)

Janë identifikuar dy shqiptarët e dyshuar për vjedhjen e vilës së Princit William dhe Princeshës Kate në Norfolk në Britani të Madhe. Mediat britanike raportojnë se dy të arrestuarit janë identifikuar si 34-vjeçari Mirgen Doku dhe 32-vjeçari Arilen Ndoci.

Njëri prej tyre raportohet se ishte emigrant i paligjshëm në Britani, i cili kishte paraqitur më parë një kërkesë për azil, të cilës tashmë i kishte përfunduar afati. Ndërsa për statusin e personit tjetër nuk janë dhënë detaje.

Ngjarja u raportua mbrëmjen e së hënës, më 23 nëntor, pas një denoncimi për aktivitet të dyshimtë në një pronë që ndodhet në territorin e Sandringham Estate, rezidencë private e familjes mbretërore britanike.

Pas marrjes së njoftimit, policia zhvilloi një operacion të menjëhershëm duke vërë të mundur kapjen e autorëve. Në operacion mësohet se u angazhuan qen nuhatës, dronë dhe një helikopter i Shërbimit Ajror të Policisë Kombëtare.

Dy të dyshuarit nuk ia arritën të largohen nga vendngjarja pasi u kapën brenda territorit të pronës. Ata vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Lini një koment