E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

Një ditë pas përjashtimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali u shpreh sot në konferencën për gazetarët se do të tentojë të futet sërish në mbledhje, edhe nëse do t’i duhet ta bëjë me forcë.

“Ata që duan të mbyllin derën me forcë, ndoshta do të jetë hera e parë në histori që një grua do të tentojë të hyjë në një mbledhje me policë”, tha ajo para gazetarëve.

Spiropali u shpreh se nuk do të heqë dorë nga mandati i saj si deputete e PS-së, pasi ka dhënë kontribut për këtë parti.

Ajo u shpreh se pas 17 vitesh, në PS është koha që të zhvillohen zgjedhje të brendshme, duke thënë se nuk i frikësohet garimit, pasi, sipas saj, socialistët e duan.

“Kolegët e mi sot janë të turpëruar nga ai vendim pa vendim. Janë të turpëruar. Kam komunikime me të gjithë kolegët, edhe Taulantin e kam shok, çështja është te modeli. Është një akt i dhunshëm, arbitrar, që nuk reflekton asnjë lloj legjitimiteti, vetëm arbitraritet të pastër.

Administrata e shtetit duhet të reformohet në të tërën, s’ka lidhje ajo qasje me integrimin europian. Kemi qenë këtu nga koha e gjeografia, të jemi edhe nga standardi. Nuk e kushtëzoj qëndrimin tim me votimin për ligjet e integrimit europian”, shtoi ajo më tej.

Lini një koment