Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas
Erion Veliaj ka konfirmuar ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, ku Arjola Byzyka do të marrë drejtimin e kësaj drejtorie, duke pasuar Zhaneta Beqiri.
Krahas ndryshimit në drejtimin e institucionit, Veliaj bëri edhe një njoftim të rëndësishëm për familjet e Tiranës. Sipas tij, nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të ofrohen falas.
Ky vendim, sipas Veliajt, synon të mbështesë prindërit dhe të krijojë më shumë mundësi për fëmijët, duke lehtësuar barrën financiare të familjeve.
Reagimi i plotë:
Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.
Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet. Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas! Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë.