E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 3 automjete, plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen 3 automjete, plagosen 3 persona, mes tyre një i mitur

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot, pranë Ishull-Lezhës, ku u përplasën tre automjete, siç njofton Shqiptarja.com.

Si pasojë e përplasjes, tre persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një i mitur. Të tre të plagosurit u transportuan në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Lini një koment