Strakosha rikthim me pesë yje, Champions rendit pritjen e tij mes më të mirave të mbrëmjes
Për Thomas Strakoshën ndeshja me Como-n në “Giuseppe Sinigaglia Stadium” ka qenë një duel jo si të tjerët pasi rikthehej në Champions pasi rikuperoi një dëmtim serioz.
Portieri shqiptar u vlerësua si njëri prej lojtarëve më të mirë të AEK-ut edhe pse formacioni nga Athina u largua nga veriu i Italisë me një humbje 1-0.
Strakosha ishte protagonist absolut duke minimizuar dëmet madje UEFA ka renditur pritjen e tij përballë Perrone-s mes pesë më të mirave të mbrëmjes së kaluar. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.