Parlamenti Evropian dërgon shtatë dosje të buxhetit afatgjatë në negociata me Këshillin
Parlamenti Evropian votoi me shumicë të mëdha për të dërguar shtatë propozime për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të Bashkimit Evropian drejt e në negociata me Këshillin, duke shmangur një sfidë të mundshme nga e djathta ekstreme, siç njofton Politico.
Deputetët votuan për propozimet për Global Europe, Fondin Social Evropian, Horizon Europe, Instrumentin e Ndërlidhjes së Evropës (Connecting Europe Facility), Fondin Evropian të Konkurrueshmërisë, programin e azilit dhe migracionit dhe programin AgoraEU.
Këto propozime kalojnë tani në negociata me Këshillin e Bashkimit Evropian, mbi bazën e raporteve të miratuara nga komisionet përgjegjëse për secilën dosje.
Votimi zhvillohet në seancën plenare të Strasburgut, ndërsa institucionet evropiane po përgatisin kuadrin financiar shumëvjeçar 2028-2034, për të cilin qeveritë e vendeve anëtare dhe Parlamenti kanë ende dallime për madhësinë dhe prioritetet e shpenzimeve.