Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama krah liderëve europianë
Kryeministri Edi Rama merr pjesë këtë të mërkurë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa.
Samiti bën bashkë liderët e Bashkimit Europian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim forcimin e partneritetit strategjik dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të rajonit.
Ky takim i nivelit të lartë shërben si një mundësi për të riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian ndaj perspektivës së anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, progresit të reformave kyçe dhe përmbushjes së angazhimeve në kuadër të procesit të integrimit.
Do të nënvizohet gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe pajtimit.
Udhëheqësit pritet të vlerësojnë progresin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor me BE-në, veçanërisht përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe të diskutojnë se si ta çojnë atë më tej.
Ata gjithashtu do të shqyrtojnë se si të adresohen sfidat e përbashkëta dhe të forcohet siguria dhe qëndrueshmëria në një peizazh gjeopolitik gjithnjë e më kompleks.