E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Gjobat ndaj protestuesve, Policia i drejtohet Gjykatës Administrative për lëshim urdhri ekzekutiv

Gjobat ndaj protestuesve, Policia i drejtohet Gjykatës Administrative për lëshim urdhri ekzekutiv

Policia e Shtetit i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me rreth 100 kërkesa për lëshimin e urdhrave ekzekutivë për gjobat e vendosura ndaj protestuesve në tubimet e zhvilluara në kryeqytet, siç njofton Shqiptarja.com.

Kërkesat lidhen me protestat e datave 16 dhjetor 2024, 11 janar 2025, 18 maj 2025, 19 maj 2025 dhe 14 korrik 2025. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, hapi është ndërmarrë pasi nuk u respektuan afatet ligjore për pagesën vullnetare, pasi gjobat u bënë të formës së prerë, dhe pasi u ndoqën të gjitha hapat ligjorë për ekzekutimin e tyre.

Përmbaruesit janë kompetentë për të ekzekutuar vendimet e gjobave të Policisë që janë bërë të formës së prerë. Përmes ekzekutimit të detyruar, Policia thotë se garanton respektimin e ligjit, barazinë para tij, si dhe rendin dhe sigurinë publike.

Policia u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin dhe të shlyejnë detyrimet administrative brenda afateve ligjore, për të shmangur kostot shtesë që vijnë nga ekzekutimi i detyruar.

Lini një koment