E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

Një konflikt verbal me nënën e saj në Shkodër, ka çuar një 13-vjeçare shqiptaro-amerikane të braktisë shtëpinë dhe shkollën, duke u larguar fillimisht në qytetin e Fierit dhe më pas në Tiranë.

Sipas gazetarit Elton Qyno, e mitura është mashtruar në aplikacionet online nga 49-vjeçari, Elton Vrenozi, i cili pasi i ka premtuar një lidhje intime, ka joshur vajzën të largohet nga shtëpia duke udhëtuar në drejtim të Fierit. Për t’ju shmangur kontrollit të nënës së saj, ajo ka ndërruar numrin e telfonit. Më pas e ka flakur këtë numër dhe ka vendosur një numër tjetër, ku herë pas here e hapte dhe e mbyllte.

Policia e Shkodrës, është vënë në lëvizje nga kallëzimi i nënës së 13-vjeçares, e cila ka raportuar për zhdukjen e të bijës. Përmes gjurmimit të aparatit të telefonit, është bërë e mundur lokalizimi dhe shoqërimi i saj në policinë e Tiranës, qytet në të cilën dhe u gjend vajza.

Por nga kçyrja e aparatit të telefonit të saj, është mësuar përmes bisedave dhe disa fotografive se vajza e mitur ishte abuzuar seksualisht. Gjatë marjen në pyetje ajo pranoi se ka kryer marëdhënie me disa persona, por pa pasur dijeni për emrat e saktë të tyre.

Mirëpo nga verifikimi i numrave me të cilët kishte biseduar e mitura, është zbuluar se ata përdoreshin nga Elton Vrenozi nga Fieri dhe Adrian Qerimi nga Tirana. Të dy personat janë shoqëruar në policinë e Shkodrës, ku është bërë dhe paraqitja e njohjes nga ana e vajzës së mitur, e cila konfirmoi se këta ishin dy individët me të cilët kishte kryer marrëdhënie.

Gjatë marrjes në pyetje Elton Vrenozi nga Fieri mësohet se ka pranuar të ketë kryer marëdhënie seksuale me vajzën me dëshirën e saj dhe pa asnjë detyrim. Sipas tij vajza nuk i ka treguar që ka qënë e mitur dhe në këto kushte ai ska pasur dijeni për moshën.

Aktualisht ndaj Elton Vrenozit dhe Adrian Qerimit, rëndojnë veprat penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të miturit” dhe “Trafikimit të të miturve”. Ndërkohë vijojnë veprimet hetimore për 3 persona të tjerë që dyshohet se janë implikuar në abuzimin seksual të saj.

Lini një koment