Trabzonspor, vendimi i trajnerit për sfidën me CSKA Sofje, 4 lojtarë jashtë skuadre, mes tyre sulmuesi i kombëtares
Mbrëmjen e së enjtes, Trabzonspor do të luajë në transfertë ndaj CSKA Sofjes, në ndeshjen e raundit të katërt të Conference League, raporton Top Channel.
Përpara kësaj sfide, trajneri i skuadrës turke, Thomas Reis, ka marrë vendimin për të lënë jashtë listës së të grumbulluarve katër futbollistë.
Mes tyre është sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi.
Sipas Top Channel, tekniku gjerman nuk ka dashur të rrezikojë me gjendjen fizike të katër futbollistëve, ndaj ka preferuar të mos i marrë me vete drejt kryeqytetit bullgar për përballjen e radhës së Trabzonsporit.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara në Conference League, Trabzonspor e sheh veten në vendin e 12-të të klasifikimit, me 6 pikë të grumbulluara, me një bilanc prej dy fitoresh dhe një humbjeje, si dhe me 6 gola të shënuar e 3 të pësuar.