Blindohet Parisi, pa biletë në sfidën PSG-Roma rrezikon gjobë dhe burg
Gatishmëri e lartë në Francë për ndeshjen mes PSG-së dhe Romës në Champions League(e klasifikuar si rrezik i nivelit 3 nga 5).
Për këtë ngjarje, masat e sigurisë të vendosura nga autoritetet franceze përfshijnë angazhimin e policisë për kontrollin e turmave ose të njësive të lëvizshme të xhandarmërisë (secila e përbërë nga 60–80 efektivë).
Vetëm 1500 tifozët e Romës të pajisur me biletë mund të futen në zonën e stadiumit, ata që nuk kanë biletë rrezikojnë gjobë të majmë (deri në 30 mijë euro) madje edhe burg. Shkelja e këtyre kufizimeve mund të çojë në dënim me burg deri në 6 muaj.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.