E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Egnatia-Lincoln , Dede: Duam fitore, por…

Egnatia-Lincoln , Dede: Duam fitore, por…

Egnatia bëhet gati për ndeshjen e katërt në Conference League, të mërkurën në “Air Albania” përballë është Lincoln, duke nisur nga ora 18:45, gjithçka do të vijë në ekranin e RTSH. Në prag të kësaj sfide, trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede ka dalë në një konferencë për shtyp duke shpalosur objektivat.

“Kur nuk mungon asnjë lojtar, je i kënaqur, sidomos kur ata janë në pozicionin jo vetëm të sulmit, por kudo. Në fund fare, realisht, Gruda është i rëndësishëm për grupin tonë, është një lajm i mirë jo vetëm për mua por dhe për ekipin dhe klubin”.

“Sa i përket kundërshtarit, mund të rezultojë që ne jemi favoritët, por vetëm në letër, ata kanë eksperiencë më shumë se ne. Kanë marrë pjesë edhe vitin e kalua në grupet e këtij kompeticioni. Kanë bërë fitore edhe vjet, siç bënë në ndeshjen e fundit ndaj Hajdukut të Splitit”.

“Ne duhet ta shijojmë dhe të kuptojmë që me meritë jemi këtu. Jam i bindur që djemtë nesër do të përformojnë mirë dhe patjetër që presim rezultatin e dëshiruar. Duam fitoren, por të mos harrojmë që kemi përballë një skuadër shumë eksperte, shumë e pjekur, shumë me eksperiencë”.

“Ne ndoshta kemi kualitetin dhe shumë elementë të tjerë në avantazhin tonë, por në fund fare duhet që t’i respektojmë ata sa i takon, por mbi të gjitha të respektojmë veten tonë me performancën dhe mundin që djemtë do japin nesër në fushë”.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment