E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari, makina përmbyset në kanal

Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari, makina përmbyset në kanal

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ndodhi në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal të qarkut Berat, siç njofton Shqiptarja.com. Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banor i këtij fshati.

Sipas të dhënave paraprake, 67-vjeçari humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit me të cilin po udhëtonte dhe doli nga rruga. Makina u përmbys në kanalin anësor të rrugës dhe drejtuesi humbi jetën në vend.

Ambulanca transportoi trupin e pajetë të 67-vjeçarit drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ndërsa grupi hetimor kreu veprimet e para për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve.

Paraprakisht dyshohet se shkaktarë të daljes së automjetit nga rruga kanë qenë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një koment