Aksident tragjik në Dimal, makina përfundon në kanal, humb jetën 67-vjeçari (EMRI)
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.
Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor, duke humbur jetën.
Trupi i pajetë i 67-vjeçarit është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.