E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësues të institucioneve

Marta Kos, nesër në Tiranë, takime me Ramën dhe përfaqësues të institucioneve

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë të enjten, më 26 nëntor, një vizitë zyrtare në Tiranë, ku në fokus do të jenë procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi ekonomik rajonal.

Gjatë qëndrimit në kryeqytet, zyrtarja e lartë evropiane do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të institucioneve shqiptare. Sipas agjendës zyrtare, ajo do të pritet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa do të jetë e pranishme edhe në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të marrë pjesë në një takim kushtuar ecurisë së negociatave të anëtarësimit.

Në axhendën e saj parashikohet gjithashtu një takim me Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian, ku pritet të diskutohen zhvillimet dhe sfidat e procesit të integrimit.Përveç takimeve institucionale, Marta Kos do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një aktivitet që synon të nxisë bashkëpunimin dhe investimet në rajon.

Komisionerja e Zgjerimit pritet të mbajë gjithashtu një fjalim në Forumin e Liderëve të Planit të Rritjes dhe Investimeve Rajonale.

Lini një koment