E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Përplasja e një autocisterne shkakton zjarr masiv në autostradën rreth Kairos, të paktën 31 të vdekur

Përplasja e një autocisterne shkakton zjarr masiv në autostradën rreth Kairos, të paktën 31 të vdekur

Një përplasje ku u përfshi një autocisternë karburanti shkaktoi një zjarr masiv në një autostradë kryesore që rrethon Kajron të mërkurën, duke vrarë të paktën 31 persona, siç njofton Associated Press, duke cituar autoritetet egjiptiane.

Zjarri në Ring Road, arteria kyçe që rrethon kryeqytetin egjiptian, plagosi gjithashtu të paktën 21 persona dhe dogji më shumë se 24 makina e motoçikleta, sipas shifrave më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pjesa e autostradës ku ndodhi përplasja ndodhet në Waraq, një lagje me popullsi të dendur në Giza, pjesë e zonës së Kajros së Madhe. Në vendngjarje, ekipet e shpëtimit nxirrnin njerëz nga makinat që digjeshin, ndërsa zjarrfikësit punonin për të shuar flakët që përhapeshin mes automjeteve.

Qindra njerëz u mblodhën pranë vendit të ngjarjes në distriktin Warraq të Imbabës, një periferi e Kajros. Ahmed Sameer, një shofer që mbeti i bllokuar në trafik pasi rruga u mbyll pas aksidentit, tha se pa autocisternën dhe shumë makina në flakë.

Shkaku i përplasjes nuk u bë i ditur menjëherë, ndërsa autoritetet vazhduan punën në vendngjarje për pastrimin e rrugës dhe hetimin e rrethanave të aksidentit.

Lini një koment