E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Deputeti i PD: Marrim 3 milionë euro në vit dieta, të ulim shpenzimet dhe pagesat nga Kuvendi

Deputeti i PD: Marrim 3 milionë euro në vit dieta, të ulim shpenzimet dhe pagesat nga Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka propozuar uljen e shpenzimeve për deputetët e Kuvendit, duke kërkuar që kursimi i fondeve publike të nisë nga vetë parlamentarët.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend në diskutimin e buxhetit 2027, Leskaj deklaroi se deputetët përfitojnë rreth 3 milionë euro në vit nga dietat, një shpenzim që ai e cilësoi të pakuptimtë.

“Ta nisim nga vetja. Ne marrim 3 milionë euro në vit nga dietat. Ky është shpenzim i pakuptimtë”, u shpreh deputeti demokrat.

Sipas shifrave të paraqitura prej tij, vetëm gjatë vitit 2025, deputetët kanë përfituar 250 milionë lekë nga dietat e brendshme. Ai shtoi se deputet marrin ende dieta të konsiderueshme dhe per shërbimet teleonike. Prozimi i deputetit demkrat u rrëzua me 75 vota kundër.

Leskaj përmendi gjithashtu shpenzimet telefonike të deputetëve, në kuadër të propozimit të tij për reduktimin e kostove të Kuvendit.

Lini një koment