E enjte, 26 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Buxheti 2027, Kuvendi rrëzon propozimin e PD për minimumin jetik 200 euro

Buxheti 2027, Kuvendi rrëzon propozimin e PD për minimumin jetik 200 euro

Kuvendi rrëzoi me 80 vota kundër propozimin e PD-së për vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh në muaj.

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se rritja e çmimeve e bën të domosdoshme këtë masë për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta. Ai akuzoi mazhorancën se po u jep lehtësi fiskale investitorëve strategjikë, ndërsa rëndon barrën tatimore për bizneset e vogla.

Kreu i PD-së akuzoi mazhorancën se po u jep lehtësi fiskale investitorëve strategjikë, ndërsa rëndon barrën tatimore për bizneset e vogla.

“Ulni TVSH-në për oligarkët e investimeve strategjike dhe këputni me TVSH bizneset e vogla, të gjithë shqiptarët. Jeni në bashkëpunim në një krim të rëndë me këtë që po bëni. Vendosja e minimumit jetik është e domosdoshme”, deklaroi Berisha.

Lini një koment