E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Samiti i “Growth Plan”, Rama: Tryezë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së, Marta Kos

Samiti i “Growth Plan”, Rama: Tryezë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së, Marta Kos

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, përmes të cilit ka njoftuar vijimin e aktiviteteve të mikpritjes në kuadër të samitit të “Growth Plan”.

Samiti zhvillohet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku” dhe do të përfshijë një tryezë diskutimi mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos.

“Mirmëngjes dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i ‘’Growth Plan’’, me temë “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment