E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Samiti i “Growth Plan”, Rama: Moment mjaft vendimtarë për Ballkanin Perëndimor dhe vetë Europën

Samiti i “Growth Plan”, Rama: Moment mjaft vendimtarë për Ballkanin Perëndimor dhe vetë Europën

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Planin e Rritjes si një proces të rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës. Gjatë fjalës së tij në samitin “Growth Plan” që po zhvillohet në Tiranë, Rama u shpreh se ky takim shërben për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të identifikuar zgjidhjet për hapat e mëtejshëm.

Kreu i qeverisë theksoi se vendet e rajonit janë përfshirë në një proces të ri integrimi gradual, i cili mbështetet në tri shtylla kryesore: reformat, konvergjencën ekonomike dhe kohezionin rajonal.

“Mblidhemi këtu për Planin e Rritjes, në takimin që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë zgjidhjet përpara. Ky është një moment mjaft vendimtarë për Ballkanin Perëndimor dhe për secilin prej vendeve të ulur në tryezë dhe po ashtu edhe për vetë Europën. Ne kemi qenë absolutisht entuziastë për nisjen e këtij procesi dhe në një farë mënyrë vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në 3 dimensione: reformat, konvergjencë ekonomike dhe kohezion rajonal”, tha Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment