Juventusi zbulon Ekhator, mund të jetë ai “blerja” në sulm për trajnerin Spalletti
Jeff Ekhator u bë protagonist dje me golin e parë të shënuar me fanellën e Juventusit. Ai realizoi në Europa League kundër Omonias, pas rikuperimit që zgjati shumë për shkak të atyre problemeve fizike qe e mbajtën jashtë fushave.
Lojtari 20-vjeçar përjetoi një mbrëmje ëndrrash në debutimin si tutullar me Juventusin. Goli i tij rindezi reflektorët mbi një lojtar që mund të zgjidhë problemet në fushë dhe në merkaton e dimrit.
Trajneri Luciano Spalletti vazhdon të kërkojë nga klubi një sulmues fizik për të kompletuar repartin dhe Ekhator është një alternativë e brendshme konkrete. Ai nuk ka konstruktin e një qendësulmuesi klasik, por është i lëvizshëm, merr pjesë në manovër dhe ka afëtsinë ta sulmojë hapësirën.
Ecuria e Ekhator me bardhezinjtë është kushtëzuar nga dëmtimet, por tashmë ai duket se është gati të marrë përgjegjësi dhe të jetë i rëndësishëm për Juventusin.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.