Irani paralajmërim për Amazon, Microsoft dhe SpaceX? Shpërndan video me inteligjencë artificiale të një sulmi
Një video e gjeneruar nga inteligjenca artificiale që kërcënon me sulme ndaj selisë së Amazon, Microsoft dhe SpaceX të Elon Musk është publikuar nga media shtetërore iraniane.Videoja, e postuar në Telegram nga agjencia iraniane e lajmeve Mehr të enjten, tregon sulme me IA ndaj objekteve të gjigantëve të teknologjisë, me shpërthime dhe flakë që përfshijnë ndërtesat e tyre.Narratori në video, që flet anglisht, paralajmëron kompanitë amerikane dhe i akuzon ato për pjesëmarrje në luftën kundër Iranit, e cila filloi në shkurt. Ai gjithashtu thekson se objektivi nuk është populli amerikan.Videoja kërcënon se kompanitë që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj Iranit do të duhet ose të paguajnë kompensim ose të përballen me hakmarrje. Kërcënimet iraniane vijnë në një kohë pasigurie mbi vazhdimin e fushatës ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme.
Iranian Media Issues STRONG WARNING to Amazon, Microsoft and Other Tech GiantsA video published by Mehr News warns that companies allegedly assisting U.S. and Israeli military operations must pay a “HEAVY PRICE,” citing the killing of schoolchildren in Minab.Disclaimer:… pic.twitter.com/fomAKAagND