E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Shiroka-Pula takon Milanoviqin në Ohër: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Shiroka-Pula takon Milanoviqin në Ohër: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u takua në Ohër me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni që po mbahet në këtë qytet. Siç njofton KosovaPress, sipas Zyrës së Presidentes, Shiroka-Pula vlerësoi rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në mbështetje të integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo theksoi se ky proces përbën një platformë të rëndësishme për dialog politik, koordinim rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës, ndërsa orientimi euroatlantik i vendit mbetet i palëkundur.

Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidentja theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe se ky hap do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e qëndrueshëm të gjithë rajonit. Ajo vlerësoi marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025, si hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërveprueshmërisë.

Presidentja Shiroka-Pula theksoi gjithashtu rëndësinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për investime.

Lini një koment