E premte, 27 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Futbolli ne Kosove›Malisheva dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Siç njofton Telegrafi, janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Malisheva – Llapi, e vlefshme për javën e 15-të të Superligës së Kosovës. Takimi luhet sot në stadiumin Liman Gegaj, me fillim nga ora 13:00, dhe pritet të jetë një nga përballjet më interesante të kësaj jave të kampionatit.

Malisheva, e drejtuar nga trajneri Kastriot Rexha, vjen në këtë ndeshje pas rikthimit te fitorja ndaj Dukagjinit. Ekipi nga Malisheva synon ta vazhdojë serinë pozitive dhe të mbajë hapin me Prishtinën në krye të tabelës, ndaj përballë Llapit do të kërkojë vetëm fitoren.

Nga ana tjetër, Llapi i trajnerit Tahir Batatina po kalon një moment të mirë forme, me dy fitore radhazi. Ekipi nga Podujeva synon një tjetër rezultat pozitiv, qoftë edhe një pikë, për t’u larguar sa më shumë nga zona e rënies nga kategoria. Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të forta të mundshme.

Formacioni zyrtar i Malishevës: Avdyli; Veliu, Kryeziu, Skovgaard, Bajraktari; Ndjigi, Ferati; Xhylani, Nafiu, Uka; Ibishi.

Formacioni zyrtar i Llapit: Qela; Aliu, Ajvazi, Sorensen; Mulalic, Hetemi, Ramadani, Selimaj; Yahaya, D’Almeida, Ademi.

Lini një koment