Grabiten dy dyqane në Los Angeles brenda dy orësh, vidhen mallra me vlerë 30 mijë dollarë
Dy dyqane që tregtonin karta koleksionimi Pokémon dhe produkte të lidhura me këtë markë janë bërë objekt i grabitjeve në Los Angeles, në një hark kohor prej më pak se dy orësh. Në njërin prej rasteve, autorët kanë marrë mallra me vlerë rreth 30 mijë dollarë, ndërsa pronarët kanë ofruar një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për informacione që çojnë në identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Grabitja e parë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës, më 25 nëntor, në dyqanin “Gary’s Pokémart”, në zonën Woodland Hills. Tre persona me kapuçë thyen derën prej xhami të biznesit dhe hynë brenda, duke marrë karta Pokémon, pako të pahapura dhe produkte të tjera me vlerë të lartë.
Sipas një njoftimi të publikuar nga dyqani, vlera e përgjithshme e sendeve të vjedhura përllogaritet në rreth 30 mijë dollarë.
Pas ngjarjes, pronarët kanë bërë të ditur se ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për këdo që jep informacion që ndihmon në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
A group of serial Pokémon card thieves hit two Los Angeles stores in less than two hours, making off with nearly $30,000 worth of cards and collectibles. https://t.co/RXiKofPpre