Balla nga Kavaja: Nderim për familjet atdhetare që mirëpritën Ismail Qemalin dhe ngritën flamurin më 27 Nëntor 1912
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Kavajë në nderim të familjeve atdhetare kavajase, të cilat mirëpritën Ismail Qemalin dhe ngritën flamurin kuqezi më 27 Nëntor 1912, duke shënuar një moment të rëndësishëm në historinë e qytetit dhe të Shqipërisë.
Gjatë ceremonisë, në prani edhe të pasardhësve të familjeve që kontribuuan në këtë ngjarje historike, Balla vlerësoi rolin e Kavajës në momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, duke e cilësuar këtë ditë si një moment krenarie për qytetin dhe banorët e tij.
Në fjalën e tij, Balla theksoi se kontributi i familjeve atdhetare kavajase duhet të kujtohet dhe të vlerësohet brez pas brezi.
“Kavaja ka peshën e vet historike në të gjitha momentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Unë jam shumë i gëzuar që këtu, sot mes nesh, kemi pinjollë të atyre familjeve kavajase të cilat, si sot, e 114 vite më parë ngritën flamurin. Kjo ditë sot duhet të jetë një ditë krenarie për Kavajën. Kjo ditë sot duhet të dëshmojë se Kavaja, populli i Kavajës, ka peshën e vet historike, ka rolin e vet në historinë e Shqipërisë, nga shpallja e pavarësisë dhe në të gjitha momentet. Rroftë populli i Kavajës, rroftë dita e pavarësisë!”, u shpreh Balla.
/gj.m/