Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur
Shpërndaje:
Gazetari dhe analisti kroat, Zoran Kusovac, ka reaguar lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Serbisë në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë.
Në një status në rrjetet sociale, Kusovac ka ironizuar me këtë vizitë, duke shkruar se oficerët e ushtrisë serbe ndodheshin në Kosovë të çarmatosur dhe nën përcjelljen e KFOR-it.
“Oficerët e ushtrisë serbe në Kosovë! Të çarmatosur dhe nën përcjelljen e NATO-s, ashtu siç i ka hije një ushtrie të mundur [shumë herë]”, ka shkruar ai.
Oficiri Vojske Srbije na Kosovu!Razoružani i pod pratnjom NATO, kako i dolikuje [višestruko] poraženoj vojsci
— Zoran Kusovac (@zkusovac) November 27, 2026
Kuriozitete
Për Ditën e Flamurit, EXFIS ka përgatitur një ofertë speciale për të gjithë shoferët! Nga sot, 27 nëntor, deri më 29 nëntor,…
Kuriozitete
Aktori i njohur kosovar, Astrit Kabashi, ka shënuar një sukses të veçantë në karrierën e tij artistike, duke u nderuar me çmimin…
Kuriozitete
Për ata që kërkojnë një hapësirë afariste në një zonë të frekuentuar të Prishtinës, ky lokal prej 196m² në Dragodan ofron mundësi…