E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›AFGANISTAN – Shpërthim pranë një shkolle, të paktën 7 nxënës të vdekur dhe 97 të plagosur

AFGANISTAN – Shpërthim pranë një shkolle, të paktën 7 nxënës të vdekur dhe 97 të plagosur

KABUL, 28 nëntor /ATSH – AA/ – Të paktën shtatë nxënës kanë humbur jetën dhe 97 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një shpërthim në një shtëpi pranë një shkolle të mesme në provincën Kunar, në verilindje të Afganistanit.

Shumica e të plagosurve janë dërguar në Spitalin Rajonal të Nangarharit, raportoi Radio Hurriyat, duke cituar Samiul Haq Haq Bayan, drejtorin e Informacionit dhe Kulturës në Kunar.

Bayan ka thënë se eksplozivët e ruajtur në shtëpi për qëllime minerare përdoreshin edhe përgjatë rrugës Kunar-Nuristan.

Nga shpërthimi, sipas raportimeve, janë dëmtuar edhe disa shtëpi në afërsi.

Lini një koment