Egnatia dhe kalendari i ngjeshur, Dede: Nuk ka justifikime, jemi gati për Elbasanin
Egnatia bëhet gati për sfidën e javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, në “Arena Egnatia” do të mbërrijë Elbasani, të dielën në orën 18:30, në një sfidë që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH.
Në prag të kësaj ndeshje, trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede është shprehur: “Vijmë pas një fitorja të rëndësishme në Conference League dhe lojtarët janë të mbushur me entuziazëm dhe besim. Nuk kemi problematika, jam i lumtur që Gruda kthehet me 90 minuta në këmbë në Conference. Grupi është gati për përballjen e nesërme me Elbasanin”.
“Është e vërtetë që kampionati është i ngjeshur dhe kemi ndeshje çdo tri ditë, por kjo nuk do të thotë që ne do justifikojmë veten. Do mundohemi të punojmë me seriozitet dhe vendosmëri, plus këmbënguljen e djemëve që mua ma bëjnë të vështirë të përzgjedh ata që do zbresin në fushë”.
“Skuadra ka punuar mirë gjatë këtyre ditëve, mezi presim ndeshjen e nesërme, që të luajmë përballë tifozëve tanë, në shtëpinë tonë, në ‘Arena Egnatia’. Djemtë kanë punuar mirë, duam të flasim në fushë si skuadër”.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.