E shtunë, 28 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›FOKUS – Sulm ukrainas në Berdjansk, raportohet për mbi 30 të vrarë dhe 70 të plagosur rusë

FOKUS – Sulm ukrainas në Berdjansk, raportohet për mbi 30 të vrarë dhe 70 të plagosur rusë

KIEV, 28 nëntor /ATSH -ANSA/ – Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një sulm ndaj një strukture operative të njësisë elitare ruse të dronëve “Rubicon”, në qytetin e Berdjanskut, në rajonin e Zaporizhzhias, i cili ndodhet nën pushtimin rus.

Lajmi është bërë i ditur nga Grupi i Forcave të Jugut të Ukrainës përmes një njoftimi në platformën Telegram.

Sipas vlerësimeve paraprake të autoriteteve ushtarake ukrainase, sulmi mund të ketë shkaktuar mbi 30 të vrarë dhe më shumë se 70 të plagosur në radhët e forcave ruse.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim të pavarur për bilancin e viktimave të raportuara nga pala ukrainase.

Lini një koment