E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaBordi i Transparencës ul me 3 lekë çmimin e naftës – Tv Klan

Bordi i Transparencës ul me 3 lekë çmimin e naftës – Tv Klan

Bordi i Transparencës, në mbledhjen e tij të radhës të zhvilluar këtë të premte, më 8 maj, ka vendosur çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të nënprodukteve të naftës në vend.

Kështu sipas vendimit të sotëm, çmimi i naftës me shumicë do të ulet me 3 lekë, ndërsa i benzinës me 1 lek.

Çmimet e reja:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.


Çmimet e reja hynë në fuqi sot në orën 13:30, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku pritet të rishikohen në varësi të ndryshimeve të tregut.

Bordi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh të konstatuara do të merren masa administrative, përfshirë pezullimin e aktivitetit.

Në njoftimin e tij, Bordi ka bërë edhe një sqarim. Në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’”, ku parashikohet se në rast se çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit kalon 220 lekë/litër ose ai i benzinës 200 lekë/litër, aplikohet niveli 80% i akcizës. Sipas metodologjisë së llogaritjes së çmimeve tavan të miratuar, aktualisht çmimet e përcaktuara janë nën këto kufij, çka nënkupton se do të vijojë të aplikohet niveli i plotë i akcizës prej 100%.

/tvklan.al

Lini një koment