E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveShoqata e Trajnerëve organizon seminar me trajnerin gjerman Rainer Kraft

Shoqata e Trajnerëve organizon seminar me trajnerin gjerman Rainer Kraft





May 2026
M T W T F S S
  1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

May 8, 2026

Shoqata e Trajnerëve organizon seminar me trajnerin gjerman Rainer Kraft


Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me FFK Academy, do të organizojë seminarin njëditor me temën “FIFA Talent Coach Programme –FFK Academy: Zhvillimi i Talenteve në Futboll: Identifikimi, Mbështetja dhe Implementimi”.

Seminari do të mbahet më 14 maj 2026, duke filluar nga ora 14:30, në Kampin Nacional në Hajvali dhe është i dedikuar për trajnerët që punojnë me grupmoshat deri në U19, si dhe për udhëheqësit e shkollave të futbollit.

Ky aktivitet edukativ do të përfshijë pjesën teorike dhe praktike, ndërsa do të udhëhiqet nga trajneri gjerman, Rainer Kraft, i cili do të ndajë përvojat dhe praktikat më të mira në identifikimin, zhvillimin dhe mbështetjen e talenteve në futboll.

Orët mësimore të seminarit do të njihen si CPD (Continuous Professional Development) për vazhdimin dhe rinovimin e licencave të trajnerëve.

Të interesuarit mund të paraqiten deri më 13 maj 2026 në email adresën: shtfrk2018@gmail.com

Leave a Reply Cancel reply

Lini një koment