E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGjyqi kundër prokurorit Dado në Administrative, KLP kërkon moslegjitimimin e Veliajt në padi

Gjyqi kundër prokurorit Dado në Administrative, KLP kërkon moslegjitimimin e Veliajt në padi

Në Gjykatën Administrative shqyrtohet sot padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado , i cili sipas tij ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit.

Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Në nisje të seancës, KLP kërkoi moslegjitimimin e palëve paditëse, ndërkohë që avokati i Veliaj Plarent Ndreca tha se pala paditës e ka depozituar kërkesën.

Gjykata: Pala e tretë, KLP është thirrur si palë e paditur. Jeni gati për sot apo kërkoni shtyrje të seancës?

KLP: I kemi përgatitur me shkrim materialet tona, seanca mund të vijojë. Ne mbajmë të njëjtën qëndrim, por përpara se të vijojë kjo gjykatë me seancën e themelit, kërkojmë mos legjitimimin e palëve paditëse dhe gjykata të dalë me një vendim të ndërmjetëm.

Plarent Ndreca: Ne kemi parashtrimet përkatese, por do të na duhet kohë ndoshta më pas për të verifikuar qëndrimin e palës tashmë të paditur.

Lini një koment