E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveDardanet U16 triumfojnë edhe ndaj San Marinos

Dardanet U16 triumfojnë edhe ndaj San Marinos





May 2026
M T W T F S S
  1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

May 8, 2026

Dardanet U16 triumfojnë edhe ndaj San Marinos


Kombëtarja e Kosovës U16 për vajza ka vazhduar me paraqitje të mirë në turneun zhvillimor të UEFA-s që po mbahet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi. Pas triumfit ndaj Andorrës, Dardanet e reja të drejtuara nga përzgjedhësja Xhuli Berisha, kësaj radhe mposhtën bindshëm San Marinon, me rezultat 4:0.

Kosova e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, kur në minutën e 2-të Rona Berbatovci realizoi për epërsinë 1:0. E njëjta lojtare u tregua sërish e saktë në minutën e 35-të, duke dyfishuar rezultatin dhe duke vulosur dominimin e Dardaneve në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, në minutën e 78-të realizoi Olsa Kuçi, derisa rezultatin përfundimtar 4:0 e vendosi Elsa Uka në minutën e 85-të.

Dardanet U16 ndeshjen e fundit në këtë turne do ta zhvillojnë më 11 maj kundër Maqedonisë së Veriut.da

Leave a Reply Cancel reply

Lini një koment