E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Berisha del nga selia, nis marshimi me demokratët

Berisha del nga selia, nis marshimi me demokratët

Marshimi i opozitës ka nisur teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga selia për të startuar tubimin i cili ishte njoftuar të niste që në orën 19:00. Marshimi nisi me disa minuta më vonë nga ora e cila njoftuar të niste.

Berisha së bashku me mbështetësit dhe qytetarët është nisur nga selia drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta. Ata shihen me çadra dhe pankarta në duar, teksa kushtet atmosferike nuk i ka penguar ata të bashkohen në marshim.

Ata dëgjohen në sfond teksa thërrasin emrin e kryedemokratit. Disa të tjerë gjithashtu bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeverisja.

“Rama ik”, dëgjohen protestuesit teksa fishkëllejnë dhe shprehin mbështetjen e tyre edhe për Berishën.

Lini një koment